Me gjithë ndalimin e ndërtimit të rrugëve magjistrale e tranzitore nëpër zona speciale të mbrojtura në Kosovë, kanë vazhduar punimet në rrugën magjistrale Deçan-Plavë në afërsi të Manastirit, ka njoftuar Dioqeza Rashkë-Prizren, raportojnë mediat serbe.
Sipas tyre punimet po i zhvillojnë autoritetet lokale të Kosovës në Deçan, të mbështetura nga ato në Prishtinë, sipas Dioqezës – në zonën e mbrojtur të Manastirit, transmeton Koha.net.
Brenda zonës së mbrojtur aktualisht po punojnë makina të rënda (eskavatorë, mihës, cilindra) po mënjanohet muret ekzistuese anës së rrugës dhe po ngrihen të reja, ndërsa rruga po zgjerohet, shkruan Radio Kontakt Plus.
Sipas këtij burimi kamionët e firmës “Lika” po sjellin zhavorr të trashë pandërprerë, të cilin po e shpërndajnë ekskavatorët nëpër rrugë, ndërsa cilindri po e rrafshon. Rruga po zgjerohet për disa metra në krahasim me të tashmen, në nivel të rrugës magjistrale të kategorisë së parë. Po vendosën gypa të gjerë për drenazh në disa vende, citon komunikatën Radio Kontakt Plus, transmeton Koha.net.
-
Marrëveshja me Manastirin e Deçanit, rruga do të shfrytëzohet vetëm për trafik lokal [dokument]
-
Shoqëria Civile thotë se ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë është obligim i ndërtuesit të hidrocentraleve
-
Hoti thotë se po punohet për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë
-
Igumeni Sava Janjiq preferon që rruga Deçan-Plavë të kalojë nëpër luginë të Lloçanit
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin