Janë pezulluar punimet në rrugën që lidh Deçanin me Plavën, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky pezullim është bërë me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti. Sipas tij, pezullimet do të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme.
Pezullimi vjen në kohën kur Manastiri i Deçanit u ankua se punimet “po kryhen në zonat speciale të mbrojtura” e kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërkoi të ndalen punimet në zonën afër manastirit.
Gjatë ditës zonën në fjalë e ka vizituar edhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi, që ka takuar kreun e Deçanit dhe përfaqësuesin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. Sipas njoftimit, në takime është diskutuar për situatën e përgjithshme dhe për punimet në afërsi të Manastirit.
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
-
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon disa inspektorë dhe kërkon hetim nga prokuroria
-
S’miratohet leja për konakun e Manastirit të Graçanicës, kërkohet plotësim i dosjes