Kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, theksojnë se me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në çështjen e Deçanit, u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar t’i përkrahë komunat e vendit për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore”, tha kryeministri Avdullah Hoti gjatë një takimi që pati sot me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Duke e vlerësuar edhe një herë rëndësinë e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, përkatësisht Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, kryeministri Hoti ritheksoi se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit dhe më gjer”, tha Hoti, njofton kryeministria.
-
Hoti thotë se po punohet për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë
-
Hoti kërkon pezullimin e punimeve që prek zonën e Manastirit të Deçanit
-
Kryeministri Hoti merr meritat që BE-ja dhe Deçani nuk ia dhanë
-
Hoti sot viziton Manastirin në Deçan
-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë