Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë rifilluar ditën e djeshme dhe janë duke vazhduar. Punimet në këtë segment rrugor ishin ndërprerë të dielën.
“Punimet kanë filluar dje dhe po vazhdojnë edhe sot”, tha ai.
Ramosaj që iu është drejtuar me letër publike presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, duke kërkuar që Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i kësaj rrugë, tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin Hoti rreth kësaj kërkese.
“Nuk kam pasur sot ende komunikim, por po pritet që nesër të kam takim me të, gjithsesi nëse del negativ”, tha ai.
Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë pezulluar të dielën pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti, drejtuar Komunës së Decanit./KosovaPress.
-
Hoti thotë se po punohet për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë
-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë
-
Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit
-
Ramosaj u dërgon letër institucioneve, kërkon zgjidhje për rrugën Deçan - Plavë
-
Historianët e Deçanit kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë