Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka shprehur kundërshtimin për ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.
Krahas kësaj, ka kërkuar që çështja e Manastirit të Deçanit mos të hapet në dialogun Kosovë-Serbi.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj, në një konferencë për medie e cilësoi si të papranueshme arsyetimin e kryeministrit Avdullah Hoti për ndërprerjen e punimeve, derisa i ofroi mbështetje kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj për të rifilluar punimet
Rruga Deçan-Plavë është ndërprerë vikendin e kaluar pas kundërshtimeve të vet manastirit, por edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë
-
Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin
-
Kryetari i Deçanit paralajmëron Hotin
-
Vetëvendosja kërkon shpjegime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë