Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosja kërkon shpjegime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Foto: Koha / ilustrim

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për shpjegime lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

“Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror, Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nisur nga kjo deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti”, është thënë në njoftimin e LVV-së.

Të dielën LVV-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po i miraton kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

{gallery}