Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin se duhet të japë zgjidhje pas pezullimit të punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se shteti duhet “t’i zgjidhë fatkeqësitë, që i ka krijuar në Deçan”.
“Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeminister. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite”, ka shkruar ai, duke shtuar se sot jep vetëm “paralajmërim”.
Pezullimi i punimeve ka ardhur në kohën kur Manastiri i Deçanit është ankuar se punimet “po kryhen në zonat speciale të mbrojtura” e kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërkoi të ndalen punimet në zonën afër manastirit.
-
Hoti thotë se po punohet për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë
-
Hoti sot viziton Manastirin në Deçan
-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë
-
Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin