Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është lajm shumë i mirë ftesa që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ia ka drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për t’iu bashkuar Bordit të Paqes.
“Pjesëmarrja e Kosovës dhe e Shqipërisë në Bordin e Paqes, si pjesëtare të një strukture ku marrin pjesë liderët e botës demokratike në përpjekje për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump, është një dritare shprese për ne. Kjo pjesëmarrje përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global dhe krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se rikthimi i Kosovës si partner i besueshëm dhe serioz i SHBA-së është jetik.
“Rikthimi i Kosovës si një partner i besueshëm dhe serioz i Shteteve të Bashkuara është jetik jo vetëm për garantimin e sigurisë kombëtare, por edhe për avancimin e interesave tona shtetërore, përfshirë integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova në Bordin e Paqes me ftesë të Trumpit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald...-
Kosova pranon ftesën e Trumpit për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Haradinaj i përgjigjet ftesës së Osmanit për Bordin e Paqes: AAK-ja e përkrah çdo partneritet me SHBA-në
-
Osmani takon liderët opozitarë për Bordin e Paqes