Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po e sheh të drejtë thirrjen e seancës së Kuvendit të enjten për amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Ai ka thënë se nuk mund të flitet për një temë kaq të rëndësishme në ditën e fundit për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
“Para 15 minutash e ftuan seancën. Kjo i bie që për tema kaq të rëndësishme, për ndryshime kushtetuese, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që presidenti ka mundësi të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Jo në 2–3 orët e fundit, jo për një temë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Hamza./ EO
Dështon zgjedhja e presidentit në ditën vendimtare
Ka dështuar zgjedhja e presidentit të enjten, që ishte dita e fundit sipas afateve kushtetuese. Seanca...
Artikuj të ngjashëm