Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje, prioritet ligji për Specialen pastaj presidenti

Bedri Hamza

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Hamza ka deklaruar se, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.

Sipas tij, prioritet aktual është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza pas takimit që zgjati dy orë. 

Kryetari i PDK-së nuk foli pasi doli nga objekti i Qeverisë, por pasi mbërriti në zyret e partisë.

Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin e ri ose shpallen zgjedhje të reja. 

Lexo përditësimet tjera
Kurti - Hamza

Takimi Kurti-Hamza, tentativa e fundit e PDK-së për ta shtyrë përpara ndryshimin e Ligjit për Specialen

Takimi që nisë pasditen e sotme mes kryeministrit Albin Kurtit e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza,...