Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të takohen sot pasdite, 2 tetor, për të diskutuar çështjen e presidentit dhe atë për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Takimi zhvillohet nga ora 16:30. PDK-ja ka kushtëzuar votimin e presidentit me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen. E Qeveria po pret opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.
Kryeministri Kurti të premten tha se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare. Por, nuk ka përmendur edhe çështjen e ligjit.
Me anë të ndryshimeve ligjore në Partinë Demokratike synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.
Moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.
-
Kushti i PDK-së: Nëse kalon projektligji për Specialen, të hapur të diskutojmë për presidentin
-
Hamza: Nëse kalon projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin
-
Kurti kundër zgjedhjeve, Hamza paralajmëron ndërrim qëndrimesh për presidentin
-
Hamza për presidentin: Jemi në rrethana të reja, i përshtatim qëndrimet tona
-
Kurti e Hamza diskutojnë se si të korrigjohet vendimi i Speciales