Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosje në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person ka mbetur i plagosur në Suharekë pas disa të shtënave me armë zjarri para gjysmë ore. Siç ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, viktima është përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Ndërkohë, i dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij”, thuhet në njoftim.