Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nuk mund të ndërhyjë në çmimet e furnizimit me naftë pavarësisht se ato kanë nisur që të rriten, ka thënë të mërkurën udhëheqësja në detyrë e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.
Ndikimi në rritjen prej afër 10 centë në çmimin e derivateve në Kosovë ka ardhur si pasojë e luftimeve që kanë shpërthyer në mes të Iranit dhe Izraelit. Aktualisht, një litër naftë është duke u tregtuar me çmim prej 1.17 deri në 1.25 euro.
Hajdari ka thënë se rregullimi i çmimeve të tregut nga MINT-i do të vazhdojë të bëhet nëpërmjet caktimit të marzhës tregtare.
“Nuk mund të rregullojmë çmimin furnizues që hyn në tregun e Kosovës. Pra, çka është në tregun e Kosovës që hyn nga importi, Shqipëria ose Greqia, ne kemi si pikë referente çmimin furnizues në Doganën e Kosovës dhe shtojmë 12 centë për litër me pakicë, ose 2 centë për litër shitjen me pakicë dhe shumicë. Vendimet e di se janë në fuqi për rregullimin e çmimit të naftës, inspektorati qendror i mbikëqyrjes së tregut është aktiv”, ka theksuar Hajdari.
Ajo ka shtuar se në fillim të mandatit të qeverisë në detyrë në vitin 2021, sektori i naftës ka qenë i paformalizuar, me mbi 50 për qind të pikave të karburantit që kanë vepruar pa licencë.
Ministrja në detyrë Hajdari ka theksuar se me miratimin e Ligjit të ri për Produkte të Naftës është arritur sukses i lartë në licencimin e bizneseve që merren me këtë veprimtari.
Edhe
MINT-i vendos çmimet maksimale për të dielën, nafta 1.86€ për litër e benzina 1.49€
“Kemi arritur të formalizojmë 98 për qind të operatorëve ekonomikë me licenca, të cilat kanë një kohëzgjatje tash prej 2 vjet në 6 vjet”, është shprehur ajo.
Hajdari po ashtu ka thënë se janë rritur për 100 për qind inspektimet në sektorin e naftës gjatë mandatit të saj.
-
Për një muaj çmimi i naftës në Kosovë u rrit për 54 për qind
-
Kusari-Lila: Çmimet e naftës pritet të stabilizohen në verë, dy kompani s’e respektuan marzhën
-
Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër
-
Tregtarët e shtrenjtuan litrin e naftës për mbi 20 centë, teksa e importuan vetëm 1.5 cent më shtrenjtë