Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se një qeveri e cila zbaton Deklaratën e Tiranës nuk mund të jetë qeveri reformuese por anti-shtetërore.
“Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia e LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikje nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan Gruevski në Facebook, transmeton Alsat-M.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruevski: Pushteti po i arreston ata që kundërshtuan Platformën e Tiranës
-
Gruevski nga Hungaria Qeverinë e Maqedonisë V. e quan kriminale
-
Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së
-
Gruevski e ka në plan tërheqjen nga kreu i partisë
-
Gruevski: Shqiptarët të llogarisin në VMRO-në, LSDM-ja krijoi perceptime të qëllimshme