Pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtetë dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës.
Kështu ka thënë në një konferencë për media kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar liri për 3 deputetët e tij dhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike.
Gruevski ka kërkuar që ky proces të ndërpritet nga pushteti i Zoran Zaev.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për zgjedhjen e të cilit në krye të këtij institucioni ishin shkaktuar trazirat më 27 prill, ka thënë se duhet të respektohen të gjitha procedurat e prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruevski: Qeveria e cila zbaton Deklaratë të Tiranës, është qeveri anti-shtetërore
-
Gruevski nga Hungaria Qeverinë e Maqedonisë V. e quan kriminale
-
Ish-kryeministri maqedonas Gruevski arrestohet në Budapest
-
Gruevski thotë se s’ka organizuar sulmet e 27 prillit në Kuvendin maqedonas
-
Orban i del në mbrojtje Gruevskit