Nikolla Gruevski, lideri i partisë WMRO-DPMNE në Maqedoni, thotë se planifikon që së “shpejti” të tërhiqet nga posti i shefit të kësaj partie opozitare konservatore.
Këto komente të tij, gjatë një interviste të publikuar dje nga Kurir News, u bënë pothuajse një muaj pasi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, fitoi bindshëm në dy rundet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni kundër WMRO-DPMNE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto rezultate paraqisnin goditje të rëndë ndaj kësaj partie, e cila ishte në pushtet në pjesën më të madhe të këtij vendi, për më tepër se një dekadë dhe kjo ka shkaktuar debat brenda WMRO-DPMNE-së lidhur me udhëheqjen e Gruevskit.
Greuvski, i cili ballafaqohet me hetime penale, përfshirë akuzat për korrupsion dhe skandalin për përgjim, gjatë periudhës së tij si kryeministër, është ankuar për parregullsi në zgjedhje, por e ka pranuar disfatën.
“Pavarësisht nga rezultati i analizave të zgjedhjeve, bile dhe nëse gjetjet kanë treguar se objektivisht përgjegjësia ime për disfatë ishte e vogël apo joekzistuese, unë do ta paraqes dorëheqjen time”, tha Gruevski gjatë intervistës.