Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit “nëse i do votat e PDK-së”.
Ai ka thënë se hënën para futjes në Kuvend se VV-ja po i mban peng institucionet duke u lidhur për emrin e Albulena Haxhiut, duke thënë se edhe nëse Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, kjo parti s’ka projekt për rritjen e pagave apo uljen e çmimit të rrymës.
“Ne mund të kishim thënë se nuk e votojmë askënd në VV që në kuptimin politik do të ishte e drejtë...Meqë i duhen votat tona, ne kemi thënë të ndërrohet kandidati...Ne nuk votojmë nën diktat, do të ishte shkelje përballë detyrimit të qytetarëve që kemi marrë. Nuk votojmë në formë të fshehtë. Z.Dehari po vazhdon të shkelë Kushtetutën në mënyra që është shumë e shëmtuar”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se VV-ja po pretendon se i ka fituar zgjedhje, por po i mban peng institucionet në mënyrë kundërkushtetuese.
“Situatë absurde, partia e parë do t’i japë prioritet një emri të përveçëm”.
