Morgan Rogers ka debutuar me gol në fitoren e Chelseat.
24-vjeçari Rogers iu bashkua Chelseat muajin e kaluar nga Aston Villa për 138 milionë euro.
Chelsea të hënën mbrëma në ndeshjen e parë të edicionit 2026/27 e mposhti në udhëtim Fulhamin me rezultatin 3:2.
Joao Pedro realizoi gol që në minutën e parë për ta kaluar në epërsi Chelsean. Fulhami i barazoi shifrat në minutën e 23-të me golin që e realizoi Joshua King.
Anglezi Rogers e kaloi sërish në epërsi 2:1 klubin londinez në minutën e 41-të. Për 3:1 shënoi Cole Palmer në minutën e 49-të.
Gjashtë minuta më pas, Fulhami e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e Gonzalo Garcias.
Por goli i Garcias nuk mjaftoi dhe në fund, tri pikët e para shkuan për Chelsean