Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gruaja e liderit serb të vrarë, Oliver Ivanoviqit, anëtarësohet në partinë e Vuçiqit

Milena Ivanoviq, bashkëshortja e liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviqit, sot është anëtarësuar në Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, raportojnë mediat serbe.

Njoftimin përmes twiterit e ka bërë funksionari i SNS-së, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Oliver Ivanoviqi është vrarë më 16 janar të vitit 2018 para zyrave të partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

SNS e kishte konsideruar Ivanoviqin si një kundërshtar të saj, rikujton Koha.net.

Në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në Prishtinë po zhvillohet një proces gjyqësor, të cilin Beogradi e quan politik, ndërsa në Serbi vazhdojnë të strehohen të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje