Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykatat do ta kenë shumë të vështirë kthimin në normalitet

Gjyqësori do ta ketë më të vështirë kthimin në normalitet, për shkak të virusit.

Sallat e vogla, me shumë të akuzuar e me shumë dëshmitarë, e bëjnë me të vështirë rifillimin e punës me kapacitet të shtuar, raporton KOHA.

Në gjykatat themelore janë duke u trajtuar vetëm rastet urgjente, ato për paraburgim dhe dhunë në familje.

Këshilli Gjyqësor është në pritje të vendimit të Ministrisë se Shëndetësisë, mbi bazën e të cilit do të veprojnë. Deri më tani, të gjitha seancat janë anuluar.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skënder Çoçaj, i ka thënë KOHËS se pastaj do të vendoset se si do të vazhdohet.

E, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, ka treguar për mundësitë e rikthimit në normalitet në këtë institucion.

Edhe Gjykatat e prokuroritë me kapacitete të reduktuara, ka të infektuar Arbëri Gjykatat e prokuroritë me kapacitete të reduktuara, ka të infektuar

Ajo ka folur edhe për mundësinë e parashkrimit të lëndëve. Ka thënë se gjyqtarët janë duke i evidentuar rastet dhe, sipas saj, nuk ka raste të shumta para vjetërsimit.

E gjykata e shkallës së dytë, gjatë muajve të fundit, ka qenë më aktive në trajtimin e rasteve. Kjo pasi që në një pjesë të madhe të seancave në Apel nuk është e nevojshme prania e palëve. Kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala, ka treguar për vështirësitë e gjyqësorit kur sektorët e tjerë do t’i kthehen normalitetit.

Redaktimi i aktiviteteve të gjyqësorit ka ndodhur në mesin e muajit mars, për shkak të situatës me COVID-19.