Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kaluar koha “kur politikanë nga Prishtina dhe pjesë tjera kishin monopolin e raporteve të mira me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”.
Duke e komentuar takimin e fundit me presidentin amerikan, Joseph Biden, Gjuriq ka thënë se Serbia është e kënaqur në veçanti me vëmendjen që po i kushtohet nga niveli i lartë në SHBA, në një kohë kur ka presion të madh në agjendën ditore të top-zyrtarëve.
Ambasadori serb në Washington ka thënë se Bidenit i ka përcjellë mesazhe pozitive, të cilat i ka konsideruar të rëndësishme për përforcimin e raporteve ndërshtetërore.
“Sot, Serbia ka diçka pozitive për t’ua prezantuar partnerëve të vet në komunitetin ndërkombëtar, dhe ne po e shfrytëzojmë atë në maksimum. Rritja e Bruto Produktit Vendor, qëndrimi i përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe rajonit, politika e vazhdueshme paqësore dhe e përgjegjshme, flasin më së miri për ne”, ka thënë Gjuriq për “Telegraf.rs”.
Gjuriqi ka shtuar se e ka ftuar Bidenin për ta vizituar Beogradin, që do të ishte vizitë e një presidenti amerikan, për herë të parë që nga viti 1980, kur Serbinë e vizitoi Jimmy Carter.
-
Gjuriqi bisedon me Bidenin: Kemi marrëdhënie 140-vjeçare me SHBA-në
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Ish-ambasadori serb: Qëllimi i vizitës së Gjuriqit në SHBA, marrëveshja sekrete për njohjen e Kosovës
-
Gjuriqi takohet me Rubion, përmend forcimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA