Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Në një postim në platformën "X" të martën në mbrëmje, Gjuriq ka thënë se po punojnë bashkë për ta bërë 2026-tën vit të rëndësishëm për marrëdhëniet Serbi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Rubion, teksa punojmë së bashku për ta bërë vitin 2026 një vit vërtet të shkëlqyer për marrëdhëniet Serbi-SHBA”, ka shkruar ai.
Ndryshe nga Gjuriqi, Rubio nuk ka njoftuar asgjë publikisht lidhur me këtë takim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Rubio e Gjuriqi diskutojnë për rëndësinë e shtensionimit të situatës në Ballkan
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Rubio: Irani është dakorduar të negociojë programin e tij bërthamor