Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kanë diskutuar të mërkurën për rëndësinë e shtensionimit të situatës në Ballkan, sidomos në raportet e Serbisë me Kosovën dhe me Bosnjë-Hercegovinën, u bë e ditur në një komunikatë për media nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas njoftimit, Rubio dhe Gjuriqi janë pajtuar që SHBA-ja dhe Serbia të zhvillojnë dialog strategjik dypalësh më vonë sivjet për të thelluar raportet ekonomike dhe të sigurisë.
“Ata diskutuan gjithashtu për rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë-Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet”, thuhet në komunikatë. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që u shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona”.
Gjatë ditës për takimin Rubio ka shkruar në platformën “X”, ku ka shprehur përkushtimin për marrëdhënie të mira mes dy vendeve.
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Gjuriqi takohet me Rubion, përmend forcimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike