Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën

Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ishte ftuar në Washington nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, për t’u informuar për “një marrëveshje sekrete detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës”. 

Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Nebojsha Vujoviq, kishte thënë për agjencinë e lajmeve “Beta”, se qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Washington ishte për t’u “informuar për një marrëveshje sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjuriq ishte ftuar në Washington që Rubio, në emrin e Qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump, ta informojë për një marrëveshje sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Ëashington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes së Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë Vujoviq për agjencinë “Beta”. “Duke nënshkruar një marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës, Trumpi do të arrinte një sukses të madh, ndërsa njëkohësisht do t’i jepte një goditje Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Në anën tjetër, kjo i përshtatet Vuçiqit sepse do të blinte kohë për vete që të mbetet në pushtet. Me këtë, Vuçiqi do të merrte një pëlqim të heshtur për mbylljen e mediave të pavarura, ndërsa do të shtyhej edhe vendosja e sanksioneve amerikane për shkak të korrupsionit, manipulimit të zgjedhjeve dhe mosrespektimit të sundimit të ligjit, sipas Ligjit mbi demokracinë në Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Kongresi amerikan”.

Por, Vuçiq nga Kazakistani tha se këto janë trillime. 

“Nuk më shkon ndërmend, jo me Marco Rubion, po me Shën Petrin, të flasë për Kosovën. Kosova është Serbi dhe do të jetë. Ky është fundi i historisë”, tha Vuçiq, raporton "Kossev". 

Ai tha se Gjuriq e takoi krejt rastësisht dhe pa planifikim Rubion. 

E Gjuriq po ashtu mohoi pretendimet e Vujoviqit. 

“Është vërtetë e pabesueshme që dikush që përfaqësonte vendin tonë këtu do ta thoshte këtë. Do të them vetëm se kur ai ishte i ngarkuar me punë në Ambasadën në Washington, vendi ynë u bombardua dhe marrëdhëniet ishin në nivelin më të ulët të mundshëm. Këto janë trillime të plota”, tha Gjuriq. 

Një ditë më parë, Marko Gjuriq njoftoi për takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai në “X” tha se me SHBA-në po punojnë bashkë për ta bërë 2026-tën “vit të rëndësishëm për marrëdhëniet Serbi-SHBA”.