Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjuriqi bisedon me Bidenin: Kemi marrëdhënie 140-vjeçare me SHBA-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur Marko Gjuriqin, ambasador i Serbisë në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë. Teksa takimi është mbajtur gjatë javës, Gjuriqi ka shkruar në Tëitter të shtunën për të.

Ai ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Serbi në vitet e fundit janë ngritur në disa fusha.

“Pas një takimi dhe bisede të shkurtër me presidentin Biden këtë javë, pata edhe nderin të nënshkruaj Librin zyrtar të Vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë. Ne e çmojmë lartë këtë gjest të respektit për Serbinë dhe marrëdhëniet tona ndërshtetërore 140-vjeçare, të cilat në vitet e fundit kanë parë një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”, ka shkruar ai.

Gjuriq ka thënë se Serbia po ndjek politikën e stabilitetit rajonal dhe se po mbron paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar, Serbia ndjekë vazhdimisht një politikë të stabilitetit rajonal, duke mbrojtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Duke vazhduar punën me zell për zhvillimin ekonomik, reformat dhe modernizimin, ne po shlyejmë borxhin, por po fitojmë edhe respektin e të tjerëve.

Edhe Gjuriq: Prishtina s’e ka monopolin për raporte të mira me SHBA-në dhe BE-në Arbëri Gjuriq: Prishtina s’e ka monopolin për raporte të mira me SHBA-në dhe BE-në