Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjergj Dedaj zyrtarisht emërohet Ambasador në Maqedoni, falënderon Thaçin

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj, është emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dedaj përmes një postimi në Facebook.

“Në një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falënderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar ai, raporton Koha.net.

Image

Kujtojmë se ditë më parë, Dedaj u përfshi në një debat të ashpër me komunitetin turk në Kosovë pas një deklarate që kishte bërë kundër shtetit turk, por edhe kundër Serbisë.