Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se është ftuar nga Dhomat e Specializuara për të dhënë dëshmi.
Ai ka njoftuar se për në Hagë do të udhëtojë të hënën
“Sot udhëtoj për Hagë. Jam ftuar si dëshmitar në Hagë. Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka shkruar Dedaj.
Ai kishte njoftuar në vitin 2021 se ishte kontaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Dedaj e kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi se e kishte arrestuar në vitin 1998, derisa po vizitonte civilët në fshatin Qirez të Skenderajt.
Ai disa herë pati paralajmëruar se do të fliste me më tepër detaje mbi rastin që ai e konsideronte krim.
Edhe
Dedaj thotë se nuk e mban mend që Thaçi e pati kërcënuar më 1998-n
“Hashim Thaçi ishte atëherë drejtor politik i UÇK-së. Ishte njeriu kryesor që në sekondën e parë që jemi ndaluar në Qirez duke folur me fshatarët për nevojat e tyre, për ndihma...Na ka ndaluar Hashim Thaçi me njerëzit e tij, personalisht ai. Thaçin s'e kam njohur kurrë përpara”, kishte shtuar Dedaj për KTV-në vite me parë.
Thaçi është i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime gjatë luftës.
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit, si argument paraqet vendosmërinë e tij për themelimin e Speciales
-
Prokuroria në Hagë pretendon se Thaçi u kërkoi vizitorëve informata kthyese për dëshmitarët
-
Shala sot paraqitet para Speciales, akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë
- Gjergjin e zunë rrenat