Florian Qehaja të mërkurën ka marrë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, detyrën ia dorëzoi Qehajës me një ceremoni solemne Prindon Sadriu, i ngarkuari me punë në këtë Ambasadë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ambasadori Qehaja falënderoj Prindon Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale te ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani”, thuhet në njoftim.
Pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut e kishte mbajtur Gjergj Dedaj, i cili u shkarkua në maj të vitit 2021.
Ambasadori i nominuar z. Florian Qehaja sot mori detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e...
Posted by Embassy of the Republic of Kosovo in Skopje on Wednesday, May 25, 2022