Përzgjedhësi i Kosovës për futbolliste, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut luan të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një fitore e një humbje. Fitoren e arriti ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa dëshpëroi në Prishtinë më 25 shkurt. U mposht nga Letonia.
Pas humbjes nga letonia, vendi i parë në grup, që synohet nga Kosova, është goxha në rrezik.
Më 3 qershor është ndeshja e fundit e kësaj kampanje, Letoni – Kosovë. Mund të jetë “finale” për vendin e parë.

Artikuj të ngjashëm
-
Sermaxhaj publikon listën për ndeshjen vendimtare ndaj Letonisë
-
Kosova publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për miqësoret ndaj Estonisë
-
Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën
-
Kosova vazhdon përgatitjet për Maqedoninë e Veriut