Përzgjedhësi i Kosovës për futbolliste, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën për ndeshjen ndaj Letonisë, në kuadër të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova më 3 qershor do të takohet me Letoninë në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga.
Kosovës i duhet vetëm fitorja ndaj Letonisë në mënyrë që të dal në vendin e parë.
Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B.
Kosova ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Gjashtë pikë i ka edhe Letonia në vendin e parë. Në grup me Kosovën dhe Letoninë është edhe Maqedonia e Veriut që është në vendin e fundit pas pikë.
Në tri ndeshjet që i ka zhvilluar deri më tani, Kosova e ka mposhtur dy herë Maqedoninë e Veriut kurse u mposht nga Letonia.