Futboll

Kosova ngrihet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s

Kosova

Futbollistet e Kosovës të drejtuara nga selektori Sami Sermaxhaj, janë ngritur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s të publikuar të enjten. 

Kosova tani është në pozitën e 93-të, me 1222 pikë. 

Kosova në muajin qershor e korrik i zhvilloi tri ndeshje. 

Barazoi më tre qershor 2:2 me Letoninë në kuadër të Grupit C6. Më 28 qershor fitoi 1:0 ndaj Estonisë në miqësore, ndërsa në miqësoren tjetër ndaj kësaj përfaqësueseje më 1 gusht, luajti baras 2:2. 

Edhe Shqipëria është ngjitur për një pozitë. Aktualisht zë vendin e 72-të. 

Përfaqësuesja e Spanjës është kthyer në vendin e parë pasi përfundoi e dyta në Kampionatin Evropian të këtij viti. 

Suedia është ngjitur e treta, ndërsa SHBA-ja ka zbritur në pozitën e dytë. 

Fituesja e Evropianit, Anglia, është ngjitur për një pozitë dhe tani zë vendin e katërt në renditje.