Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s pavarësisht humbjes nga Turqia të martën mbrëma në finale të plejofit.
Nga pozita e 79-të, në të cilën ishte në janar, Kosova është ngritur në pozitën e 78-të.
Ranglista e re e FIFA-s u publikua të mërkurën.
Pozita e 78-të është më e mira e Kosovës deri më tani. Në ngritjen e Kosovës ka pasur ndikim fitorja 4:3 në gjysmëfinale të plejofit ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar në Bratislavë.
Shqipëria ka rënë në vendin e 64-t nga vendi i 63-të pas dy humbjeve rresht.
Franca kryeson në renditje pas ngritjes për dy pozita. Spanja bie në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë ka rënë Argjentina e Lionel Messit.
-
Kosova vazhdon ngritjen në ranglistën e FIFA-s
-
Kosova avancon për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
-
Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s
-
Kosova përfundon vitin në pozitën e 80-të në FIFA, Shqipëria në të 63-tën
-
Kosova ngjitet edhe për katër pozita në ranglistën e FIFA-s