Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Gjibraltarit.
Dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.
“Dardanet” më 5 qershor e presin Kroacinë në “Fadil Vokrri”, kurse katër ditë më pas udhëtojnë për në Gjibraltar.
Kosova i prin Grupit C2 me 12 pikë. Pasojnë Kroacia me nëntë pikë, Bullgaria me tri pikë dhe Gjibraltari pa pikë.
Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Por vendi i parë në grup siguron plejofin kualifikues për Botëror, e po ashtu avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjen me Kroacinë
-
Futbollistet e Kosovës synojnë tjetër fitore ndaj Kroacisë
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet me Bullgarinë
-
Fitorja obligim për Kosovën, Gjibraltari debuton në kualifikime
-
Kosova nis të martën ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2027