Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Gjibraltarit

Kosova

Ashtu si pritej, Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, autsajderit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet e Kosovës fituan 6:0. Ishte kjo ndeshja e parë për Kosovën në kualifikimet për Botëror.

Derisa Kosova ka përvojë në disa cikle kualifikuese për Botëror e Evropian, për Gjibraltarin ndeshja e së marëts ishte historike. Ishte e para në kualifikime.

Futbolli i femrave është ende pak i zhvilluar në Gjibraltar, ndërsa përfaqësuesja e Gjibraltarit është paraqitur për herë të parë në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve. I humbi të gjitha gjashtë ndeshjet, kurse nuk e shënoi asnjë gol.

Rrjedhimisht Kosova ishte favorite e madhe të martën dhe e arsyetoi këtë.

Edhe Kroacia, testi i vërtetë për futbollistet e Kosovës Futboll Kroacia, testi i vërtetë për futbollistet e Kosovës

Kaltrina Biqkaj e shënoi golin e parë për “Dardanet” që në minutën e katërt të ndeshjet. Sara Sahiti realizoi për 2:0 në minutën e 26-të.

Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë. Modesta Uka e shënoi golin e tretë në minutën e 63-të, kurse kapitenia Erëleta Memeti realizoi për 4:0 në minutën e 72-të. Dy golat e fundit mbajnë firmën e Gentiana Fetajt. Ajo shënoi në minutën e 76-të dhe 87-të.

Kosova është në Grupin 2 të Ligës C. Kualifikimet organizohen në tri nivele, përkatësisht në tri liga. Prej Ligës C është i mundshëm vetëm kualifikimi në plejof. 

Në ndeshjen tjetër të grupit C2, Kroacia fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Bullgarisë. Më 7 mars janë ndeshjet Kroacia – Kosova dhe Gjibratlari – Bullgaria.

Fituesi i grupit kualifikohet në plejof dhe avancon në Ligën B. Ndërkohë kualifikimi në plejof është i mundshëm edhe prej vendit të dytë në grup.

Edhe Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B Futboll Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B

Kosova në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë

Futbollistet e Kosovës po udhëheqin 2:0 ndaj Gjibraltarit, pas pjesës së parë të ndeshjes në “Fadil Vokrri”.

Kaltrina Biqkaj shënoi në minutën e katërt, kurse Sara Sahiti në minutën e 26-të.

Kosova është favorite e madhe në këtë ndeshje. 

Edhe Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër Futboll Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër

Gjibraltari debuton në kualifikime dhe është përfaqësuesja më e dobët e tyre. 

Ndeshja i takon Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.