Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër

Kosova

(E përditësuar 20:55) - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra është mposhtur nga Kroacia me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesja Karla Kurkutoviq në minutën e 15-të. Ajo shënoi direkt nga goditja e këndit, duke mposhtur portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.

Pas kësaj humbjeje, Kosova ka rënë në vendin e dytë të grupit me 12 pikë, po aq sa ka edhe Kroacia në krye të renditjes, por me epërsi në goldallim.

Megjithatë, shpresat për kualifikim në plejof mbeten shumë të mëdha. Kosova do të luajë të martën e ardhshme në udhëtim ndaj Gjibraltarit, ku konsiderohet favorite absolute për të siguruar tri pikët.

Vendi i parë në grupin e Ligës C të Ligës së Kombeve siguron direkt pjesëmarrjen në plejofin e Botërorit 2027, ndërsa në fazën e plejofit avancojnë edhe dy kombëtaret më të mira që përfundojnë të dytat. Në këtë garë, Kosova mbetet në pozitë shumë të favorshme për të qenë njëra nga dy përfaqësueset që sigurojnë biletën përmes vendit të dytë. Fitorja me Gjibraltarin ia siguron këtë.

Edhe Kosova mposhtet në Sllovaki, nuk avancon tutje Basketboll 2 j. më parë Kosova mposhtet në Sllovaki, nuk avancon tutje

Por Kosova mund ta kërkojë kualifikimin edhe nga vendi i parë. Kroacia ndeshjen e fundit e luan me Bullgarinë. Goldallimi mes dy përfaqësuesve është dy gola në favor të kroateve. 

Ndërkohë, Bullgaria dhe Gjibraltari, që bëjnë pjesë në të njëjtin grup, janë pa gjasa.


Kroacia në epërsi pas pjesës së parë

Kosova është duke u mposhtur 1:0 pas pjesës së parë nga Kroacia.

Sulmuesja Janja Çanjevac realizoi gol nga goditja e këndit, në minutën e 15-të për epërsinë e Kroacisë. Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.

Ndeshja i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.


Kroacia shënon ndaj Kosovës

Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia Basketboll 2 j. më parë Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia

Sulmuesja Janja Çanjevac realizoi gol për 1:0 nga goditja e këndit, në minutën e 15-të.  Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.

Për “Dardanet” është ndeshje e rëndësishme për ta siguruar plejofin e Kampionatit Botëror. Me barazim do t’i afrohej shumë, ndërsa fitorja do t’ia siguronte një gjë të tillë.