Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet me Bullgarinë

futbollliste

Publikohet lista e futbollisteve për takimet me bullgaret

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistet e Kosovës do t’i zhvillojnë dy ndeshje kundër Bullgarisë këtë muaj. Më 14 prill luajnë në udhëtim, kurse më 18 prill në Prishtinë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.

Për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, të hënën publikoi listën me 24 futbolliste.

Kosova i ka fituar të dy ndeshjet e para. Kundër Gjibraltarit fitoi 6:0, kurse mposhti edhe Kroacinë në udhëtim, 1:0, më 7 mars.

“Dardanet” synojnë ta fitojnë grupin në Ligën C të kualifikimeve për Botëror.

Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Fituesit e gjashtë grupeve të Ligës C kualifikohen në plejof, ndërsa avancojnë edhe dy përfaqësueset më të mira të vendit të dytë prej gjashtë grupeve sa janë gjithsej. Nëse e fiton grupin, Kosova del edhe në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Bullgaria më 3 mars pësoi 1:0 nga Kroacia në Sofje, kurse më 7 mars fitoi 5:0 në Gjibraltar.

No description available.