Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollistet e Kosovës kërkojnë tjetër fitore ndaj Bullgarisë

Futbollistet e Kosovës

Kosova e Bullgaria përballen të shtunën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.

Katër ditë më parë futbollistet e Kosovës fituan 3:1 ndaj Bullgarisë në Sofje.

Të shtunën kërkojnë tjetër fitore për përforcim në pozitën e parë. Kosova i ka fituar gjashtë prej shtatë ndeshjeve të deritashme ndaj Bullgarisë.

Dhe fitoren e radhës e synon të shtunën.

Kosova është e para në grup me nëntë pikë nga tri ndeshje. Kroacia i ka gjashtë pikë, Bullgaria tri dhe Gjibraltari është ende pa pikë.

Edhe Kosova sërish me Austrinë, tani te futbollistet Futboll Kosova sërish me Austrinë, tani te futbollistet

Me fitore të re ndaj bullgareve, Kosova do të bënte hap të madh drejt vendit të parë në grup.

Vendi i parë siguron plejofin për kualifikim në Botëror dhe në të njëjtën kohë kalimin në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Te futbollistet, kualifikimet organizohen në nivel ligash, njëjtë si Liga e Kombeve.