Futbollistet e Kosovës kishin dy humbje në përballjet me Kroacinë në vitin e kaluar, në kualifikimet për “Euro 2025”. Por të shtunën, Kosova arriti fitore të madhe në Karlovc, ndaj favorites së Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.
Kosova fitoi 1:0 me gol të Modesta Ukës në minutën e 13-të. Rezultati nuk ndryshoi dhe Kosova mori pikët e plota që e ngritin në krye të tabelës me gjashtë pikë, tri më shumë se Kroacia. Në ndeshjen e parë më 3 mars në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi thellë 6:0 ndaj Gjibraltarit. Kosova më 14 prill luan sërish në udhëtim, tani te Bullgaria. Ndërkohë më 18 prill e pret Bullgarinë. Ciklin kualifikues e mbyll me dy ndeshje në muajin qershor. Më 5 qershor e pret Kroacinë në Prishtinë, ndërsa më 9 qershor luan në udhëtim te Gjibraltari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej Ligës C, kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Ekipi që e fiton grupin kualifikohet në plejof, ndërsa avancimi në plejof është i mundshëm edhe nga pozita e dytë.