Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka ekstraduar shtetasin maqedonas nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut të enjten.
I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PK-së.