Në Kroaci po vazhdon trajtimi i pacientëve të lënduar në aksidentin ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova, e u lëndën rreth 40 të tjerë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Slavonski Brod, Josip Samardžić, ka konfirmuar se dy pasagjerët e plagosur rëndë janë në gjendje stabile ndërsa rreth njëzet pacientë do të lirohen në shtëpi gjatë ditës.
“Gjendja e tyre është ende duke u monitoruar ata janë ende duke u trajtuar mjekimin intensiv ndërsa gjatë ditës janë kryer disa operacione të tjera tek të lënduarit në këtë aksident trafiku” ka thënë Josip Samardžiq, drejtor i OB "Dr. Josip Bençeviq" në Slavonski Brod, raporton Vijesti.
Policia dhe prokuroria kroate kanë nisur hetimet për rrethanat e këtij aksidenti, derisa dyshohet se deri te aksidenti erdhi pasi shoferin e zuri gjumin. Sipas autoriteteve shoferi i autobusit ku vdiqën 10 persona është arrestuar.
-
Detaje të reja për aksidentin me autobus në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë
-
Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit
-
Lirohet nga spitali i lënduari rëndë në aksidentin me autobus në Kroaci
-
Një nga të aksidentuarit në Kroaci ende gjendet në mjekim intensiv
-
Gjashtë të lënduar ende në spitalin e Slavonski Brodit