Më 25 korrik një autobus i Kosovës u aksidentua në Brod të Kroacisë, duke lënë të vdekur dhjetë persona, e shumë të tjerë të lënduar. Ndërsa të gjithë morën trajtimin e duhur në spitale, një nga të aksidentuarit ende është në Kroaci duke u trajtuar.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i ka shkruar letër kryeministrin Albin Kurtit ku e njofton për gjendjen e tij. Sipas komunikatës nga ZKM-ja, Plenkoviqi ka thënë se 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim në spitalet kroate, dhe se 43 prej tyre ose janë liruar pas shërimit ose janë dërguar drejt spitaleve në Gjermani apo në Kosovë. “Për fat të keq, një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik”, thuhet në komunikatë.
Duke i shprehur keqardhje për këtë rast, kryeministri kroat ka uruar që aksidenti i tmerrshëm të shërbejë si “përkujtim i lidhjeve tona të forta që i kemi ndërmjet vete që rezultuan në bashkëpunim natyror dhe efikas ndërmjet dy qeverive”.
Plenkoviq ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Kroacisë në rrugën euroatlantike të Kosovës, në aspektin politik dhe gatishmërinë për të vazhduar ndihmën për reforma.
Kurti do të takohet me Plenkoviqin në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, më 1 shtator.