Aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci ka kaluar pa lëndime te pasagjerët, ka njoftuar kompania e linjës Kosovë-Gjermani, duke shtuar se udhëtimin ata e kanë vijuar me një autobus tjetër.
Në një reagim në Facebook, kompania ka shkruar se aksidenti ka ndodhur të mërkurën në Dubrovnik, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), duke thënë se në autobus ishin rreth 30 udhëtarë.
“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Një aksident tragjik kishte ndodhur në korrikun e 2021-s, kur një autobus kosovar i linjës Frankfurt-Prishtinë, ishte aksidentuar në Slavonski-Brod të Kroacisë.
Aty kishin humbur jetën 12 persona, e mbi 40 të tjerë kishin pësuar lëndime trupore.
-
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
-
Poda: Nëntë shqiptarët e lënduar në aksidentin e autobusit në Kroaci në gjendje stabile
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar
-
Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci