Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci.
5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, tregoi Poda. Ai tha se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.
“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mjekëve të pesë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” u shpreh Poda.
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën.
-
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
-
MPJD për aksidentin e autobusit në Kroaci: S’ka të lënduar
-
Autobusi me targa shqiptare aksidentohet në Kroaci, vdiq shoferi
-
Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci
-
Aksident në Kroaci, shoferi kroat vdes e dy shqiptarë në gjendje të rëndë