Një shofer autobusi me shtetësi shqiptare ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në autostradën A1 ndërmjet Brinnjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit në Kroaci.
58-vjeçari në momentin e aksidentimit ishte duke vozitur autobusin me targa shqiptare, nga ku mbetën të lënduar edhe shtatë pasagjerë, raportoi të dielën mediumi kroat “Index.hr”.
Sipas raportimit, arsyet e aksidentimit ku mbeti i vdekur shoferi i autobusit, mbeten ende të panjohura.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin, ndërsa hetimet e policisë janë duke vazhduar.
Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dyja drejtimet, ndërsa mëngjesin e së dielës është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.
-
Aksident në Kroaci, shoferi kroat vdes e dy shqiptarë në gjendje të rëndë
-
Poda: Nëntë shqiptarët e lënduar në aksidentin e autobusit në Kroaci në gjendje stabile
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
-
Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci