Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bllokohen llogaritë e identifikuara në Kosovë të të dyshuarit për mashtrim me sëmundjen e leukemisë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë bllokuar llogaritë bankare brenda territorit të Kosovës ku dyshohet se janë derdhur mjetet e mbledhura nga i dyshuari për mashtrim me sëmundjen e leukemisë. 

E.A. nga Gjilani i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për mashtrim. Dyshohet se ai ka mashtruar dhe ka mbledhur rreth 190 mijë euro. 

Policia ka bërë të ditur se llogaritë e identifikuara në Kosovë janë bllokuar dhe do të mbeten të ngrira deri në vendim të gjykatës, ndërsa fondet që janë grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka nisur rimbursimi i donatorëve. 

“Gjatë hetimeve është dyshuar se i njëjti ka organizuar fushata për grumbullimin e mjeteve financiare në Kosovë dhe diasporë, kinse për trajtim dhe rehabilitimin e tij shëndetësor, përfshirë edhe përmes platformës GoFundMe. Pas veprimeve hetimore, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës. Ndërkohë për fondet e grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, ndërsa të hënën i është caktuar masa e paraburgimit. 

"E më pas përmes hapjes së “GoFundMe” dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, ka arritur ta grumbullojë shumën prej 162.522 euro, në rrjetin “GoFundMe”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8, me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8 duke krijuar dobi pasurore për vete”, thuhet në njoftim e gjykatës. 


 

Lexo përditësimet tjera
Arrestim Denim Burgim vrasje arrest paraburgim

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mashtroi me sëmundjen e leukemisë

I është caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjilan i cili duke mashtruar se vuan...