Gjashtë rrugë që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë të mbuluara me akull, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar. Në magjistralet Fushë-Pajtimit-Glloboçicë, Kaçanik-Hani i Eezit, Gjilan-Muçibabë, Gjakovë-Q.Morinë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-Bërnjak, rrugët janë me akull, derisa një pjesë prej tyre janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti me borë dhe me ngrica do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 13 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo