Moti në Kosovë në ditët e ardhshme do të mbajë i ftohtë dhe do të ketë reshje bore.
Reshjet e borës do të fillojnë nga sonte e për të vazhduar edhe nesër në disa zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të jenë 3-4 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës.
“Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!” – thuhet nga Instituti.