Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat gjatë ditës do të jenë të ulëta.
Sipas njoftimit, të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës. Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion. Java e ardhshme pritet të jetë më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit”, thuhet në njoftim.