Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot

parashikimi i motit, moti në kosovë

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 31 deri në 35°C, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Për shkak të temperaturave të larta sot, do të hyjnë në fuqi edhe kufizimet në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se qarkullimi lejohet në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, pasi për këto kategori rrugësh nuk janë plotësuar kushtet për zbatimin e kufizimeve sipas vendimit në fuqi.