Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihet zhvillim i vranësirave të pakta deri mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.